Qëllimi ynë është t’i japim jetë hapësirës suaj përmes produkteve cilësore dhe ambienteve relaksuese. Aqua Comfort është partneri ideal për pishina moderne, shatërvane, sauna dhe jacuzzi.

Zbulo versionin më të mirë të vetes, duke u kujdesur për trupin tënd. Shijo një përvojë çlodhëse me shërbimet tona.

Mirëmbajtja e Pishinës

Pastërtia dhe siguria e detajuar në çdo pishinë sigurojnë një përvojë të paharrueshme, të cilën mund ta gjeni me shërbimin tonë të mirëmbajtjes së pishinës. Për çdo ditë ka një mënyrë më të mirë për të menaxhuar pishinën tuaj – zgjidhni cilësinë që dallohet!

Montim Jacuzzi me Standard të Lartë

Aqua Comfort, çdo Jacuzzi montohet me përkujdesje të lartë dhe përpikëri teknike. Me materiale të zgjedhura dhe ekspertë të certifikuar, ju sigurojmë një instalim të sigurt dhe afatgjatë. Përjetoni relaksin si kurrë më parë, me teknologji që sjell qetësi të vërtetë!

Montimi i Saunës

Ne ndërtojmë saunat siç duhet! Të gjitha saunat tona realizohen në mënyrë të përsosur dhe sipas kërkesave specifike të klientit, me ndihmën e stafit tonë me përvojë. Qoftë për ambiente të brendshme apo të jashtme, ne gjithmonë kemi një zgjidhje për ju.

Aksesorë për Pishina

Përdorimi i kimikateve në trajtimin e ujit nuk mund të shmanget plotësisht, por mund të reduktohet ndjeshëm me pastrim të rregullt të pishinës dhe një kombinim të produkteve të kujdesit për ujin. Për ta bërë realitet ëndrrën tuaj për një pishinë të pastër dhe të sigurt, përdorni aksesorët tanë cilësorë për pishina.

Aqua Comfort sjell rehati në çdo cep të hapësirës suaj, me shërbime që pasurojnë jetën tuaj.

Çdo ambient ndriçon me pishinat, jacuzzi-t, saunat dhe shatërvanët që krijojmë për ju.

Projekte të Realizuara

Shtete të Përfshira

Vite Eksperience

Partnerë