Hapësirë që përjetëson kënaqësinë!
Ky projekt privat nga AQUA COMFORT është gjithçka që ju nevojitet në ambientin e oborrit tuaj. I vendosur në lagjen Veternik, ky basen ofron hapësirë të mjaftueshme për t’ju dhuruar ndjenjën e relaksit dhe rehatisë me formën e tij drejtkëndëshe dhe ndërtimin superior. Integrimi i kësaj pishine brenda një shtëpie luksoze të rrethuar nga natyra e gjelbër sjell qetësi pas çdo dite të ngarkuar — prandaj filloni dizajnimin e pishinës suaj private me ne.